VIDEO/ Aeroplani përplaset mbi makina, 3 persona të vdekur

VIDEO/ Aeroplani përplaset mbi makina, 3 persona të vdekur

18:26, 21/10/2019
A+ Aa A-

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi makina, ku sapo ishte ngritur nga pista e aeroportit, duke shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e tre personave.

Nga përplasja e shkaktuar, aeroplani mori flakë në Belo Horizonte të Brazilit.

Mediat raportojnë se aeroplani u rrëzua në një rrugë ku kishte makina, menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i afërt Carlos Prates.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, tha se aeroplani ra direkt mbi automjete.

Ndërkohë disa pamje të publikuara tregojnë zjarrin dhe tymin që shkaktoi ky aksident.

Sipas zjarrfikësve, aksidenti ka goditur disa automjete dhe deri më tani raportohet për tre persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco