VIDEO/ Shpërthim i kontrolluar për dy vinça që rrezikonin banorët, ishin të dëmtuar

VIDEO/ Shpërthim i kontrolluar për dy vinça që rrezikonin banorët, ishin të dëmtuar

18:11, 21/10/2019
A+ Aa A-

Vinçat e gjatë, ku njëri ishte 82 metra dhe tjetri 91 metra, peshonin disa mijëra ton dhe ishin dëmtuar rëndë duke u përkulur në mënyrë të rrezikshme pasi mund të binin në shtëpitë përreth zonës apo në linjat e energjisë elektrike.

Dy vinça me peshë prej disa mijëra ton, janë hedhur në erë me shpërthim të kontrolluar nga bashkia në Nju Orlins, pas dëmtimit që iu kishte shkaktuar shembja e pjesshme e një hoteli në ndërtim.

Gjatë shembjes së hotelit, tre punëtorë kishin mbetur të vrarë, dhe vetëm një trup ishte gjetur.

Dy vinçe të cilët prej ditësh përkuleshin në mënyrë të rrezikshme mbi një hotel në ndërtim, pjesërisht të shembur në Nju Orlins, janë hedhur në erë me eksplozivë.

Një nga vinçet ra në rrugë, ndërsa tjetri ra mbi atë që kishte mbetur nga hoteli.

Por inxhinierët e bashkisë u shprehën për mediat se tashmë zona konsiderohet e sigurtë për tu patsruar.

Në 12 tetor të këtij viti “Hard Rock Hotel” në ndërtim, pranë lagjes historike franceze, u shemb pjesërish.

Pas hedhjes në erë të tyre, u regjistruan dëme të vogla në xhamat e një teatri aty pranë. Pavarësisht se autoritet u kishin kërkuar njerëzve të mos i afroheshin zonës, kanë qenë të shumtë ata që kanë vrapuar për të parë nga afër atë që po ndodhte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco