Tragjedi ambientale/ Nafta nga Venezuela ‘pushton’ 201 plazhe në Brazil

Tragjedi ambientale/ Nafta nga Venezuela ‘pushton’ 201 plazhe në Brazil

17:53, 21/10/2019
A+ Aa A-

Sipas ekspertëve të mjedisit, derdhja e 525 ton naftë në 201 plazhe të Brazilit, përbëjnë atë që konsiderohet si tragjedia më e madhe ambientale në vend.

Pasi kanë kryer ekspertizën e nevojshme, autoritetet kanë konfirmuar se nafta është e prodhuar në Venezuelë.

Ka filluar menjëherë një operacion pastrimi, ku marrin pjesë vullnetarë por dhe nënpunës të qeverisë, të cilët përpiqen të heqin sa më shumë nafat nga rëra dhe gurët në disa nga plazhet më të bukura dhe më turistike të Brazilit.

Sipas ekspertëve kjo është tragjedia ambientale më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në zonë.

Derdhja e sasis së naftës e sinjalizuar vetëm në 2 shtatorin e kaluar, ka pushtuar vende të pa ‘virgjëra’ dhe plazhe turistike.

Shumë gjallesa kanë ngordhur si pasojë e ndotjes, të paktën 15 breshka deti, dy pulëbardha dhe shumë peshq.

Autoritetet konfirmojnë se nafta është prodhur në Venezuelë, por origjina nga ka rrjedhur kjo sasi nafte nuk dihet.

Sipas ekspertëve incidenti mund të jetë shkaktuar nga një anije fantazmë që transportonte naftë venezueliane në shkelje të sanksioneve amerikane.

Prokuroria federale akuzoi qeverinë e Brazilias se nuk ka reaguar si duhet ndaj situatës , ndërsa bregu i përfshirë është rreth 2100 kilometra i gjatë.

Në total llogariten 525 ton nafte e shpërndarë në 201 plazhe përgjatë bregut verilindor të Brazilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco