Stuhitë e shiut bllokojnë veriun e Italisë

Stuhitë e shiut bllokojnë veriun e Italisë

12:17, 21/10/2019
A+ Aa A-

Rrugë të përmbytura, dhe shkolla të mbyllura. Është kjo panorama në të gjithë veriun e Italisë, ku moti i keq dhe i shoqëruar me reshje të dendura dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme ne disa zona.

Stuhi të forta kanë përfshirë në orët e para të së hënës qendrën e Ligurias. Një stuhi e fortë goditi Ponente dhe sapo ka prekur tokë kanë nisur reshjet e dendura dhe era e fotrë. Në Xhenova dhe Savona, ku është vendosur gjendja e alarmit, një stuhi me rrufe dhe reshje të dendura ka përfshirë vendin pak para orës pesë të mëngjesit. Stuhi të fortë ka dhe në Milano

Zëdhëndësi rajonal për mbrojtjen civile u shpreh se situata nuk paraqet një gjendje kritike të rëndësishme në përgjithësi. Por parashikimet metereologjike paralajmërojnë një përkeqësim të motit.

I gjithë veriu i Italisë është prekur nga moti i keq por reshjet e dendura kanë përfshirë në mënyrë të vecantë Ligurian, Piemonten dhe Lombardinë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në shumë situata dhe policia po patrullon në zonat më të prekura për të ndihmuar banorët. Nën monitorim është vendosur dhe lumi Lambro në veri – lindje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco