Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Tornado shkatërron veriun e Dallasit, mijëra njerëz pa energji elektrike

VIDEO/ Tornado shkatërron veriun e Dallasit, mijëra njerëz pa energji elektrike

11:24, 21/10/2019
A+ Aa A-

Një tornado që u rrotullua fuqishëm mbi Dallas, në veri, të dielën natën vonë, ka lënë pa energji elektrike më shumë se 175 mijë shtëpi dhe biznese dhe vonoi fluturimet në aeroportet rajonale.

Stuhia la një shkatërrim disa milje të gjatë përmes Dallasit deri pranë aeroportit Love Field në veri të qytetit, tha Qendra e Parashikimit të Motit në Meriland të hënën në mëngjes.

Tani paralajmërimet për tornadon janë hequr.

Sipas Urgjencës dhe gazetës “Dallas Morning News”, nuk ka të vdekur apo të plagosur por policia dhe zjarrfikësit megjithatë shkuan derë më derë në disa lagje për të kontrolluar banorët.

Tornado goditi në orën 9:02 të mbrëmjes, tha David Roth, duke shtuar se ai ishte kishte qënë i fortë, por se dëmet do të verifikoheshin gjatë ditës për të matur fuqinë e tij.”

“Ne pamë dhe disa kokrra breshëri sa një top golfi dhe bejsbolli në disa zona në veri të Dallasit, nga 2.5 cm deri në 7.6 cm."



 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco