FOTO/ Trupat amerikane largohen nga Siria dhe hyjnë në Irak

FOTO/ Trupat amerikane largohen nga Siria dhe hyjnë në Irak

10:24, 21/10/2019
A+ Aa A-

Dohuk, Irak - Trupat amerikane janë tërhequr nga Siria dhe kanë hyrë në Irak nga pika kufitare Sahela, në provincën veriore Dohuk. Kështu thanë dëshmitarët për Reuters të hënën.

Imazhet në video treguan automjete të blinduara, që transportonin trupa në Irak, pjesë e tërheqjes amerikane nga Siria. Një kameraman sirian tha se pa më shumë se 100 automjete duke kaluar kufirin.

Një burim  nga forcat e sigurisë irako-kurde tha për Reuters se trupat amerikane kishin kaluar nëpër rajonin gjysmë autonom Kurdistan të Irakut.

Rreth 30 trailera dhe Hummer që mbanin pajisje të rënda kaluan,  krahas trupave në makina, shtoi burimi. Një burim i dytë në Mosul tha po ashtu se trupat amerikane kishin hyrë në Irak nga Sahela.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Ester, tha të shtunën se 1000 trupat që tërhiqeshin nga veriu i Sirisë do të zhvendoseshin drejt Irakut perëndimor, për të vazhduar fushatën kundër Shtetit Islamik dhe për “të ndihmuar në mbrojtjen e Irakut”.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco