FOTO/ Lufta për të liruar djalin e El Chapos, vëllai i madh i shpëtoi policisë dhe liroi të voglin….

FOTO/ Lufta për të liruar djalin e El Chapos, vëllai i madh i shpëtoi policisë dhe liroi të voglin….

09:30, 21/10/2019

Djali i madh i El Chapo i erdhi në ndihmë vëllait më të vogël duke orkestruar masakrën më viktima dhe automjete të djegura për ta liruar atë nga burgu.

Ivan Archivaldo Guzman, 39 vjeç dhe u vëllai Ovidio Guzman Lopez, 28 vjeç, u arrestuan të enjten në Sinaloa. Meksika kërkonte të arrestonte Ovidion pas një kërkese ekstradimi të vitit 2018 nga SHBA.

Burimet thanë për “Neë York Times” se pasi u arrestua edhe Ivani gjatë operacionit, vartësit e tij arritën ta lironin atë shumë shpejt. Më pas, Ivani organizoi një luftë të vërtetë në Sinaloa për të liruar edhe vëllain e vogël.

Ai mbajti peng disa ushtarë dhe gjithashtu rrëmbeu familjarët e këtyre ushtarëve. Në këtë mënyrë, autoritetet u detyruan që të lironin Ovidion pasi e panë veten ngushtë dhe pa armatime pas 8 orëve luftime me Kartelin e Sinaloas. 8 vetë u vranë dhe 20 u plagosën nga luftimet e përgjakshme./Daily Mail

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco