Katari masa kundër nxehtësisë, vendos kondicionerë në stadiume dhe ngjyros rrugët

Katari masa kundër nxehtësisë, vendos kondicionerë në stadiume dhe ngjyros rrugët

22:36, 20/10/2019
A+ Aa A-

Një ndër vendet me temperaturat më të larta në botë është duke instaluar kondicioner ajri në ambiente të hapura dhe po ngjyros trotuaret e rrugëve me të kaltër, në një përpjekje për t’i mbajtur rrugët më të freskëta.

Temperaturat përgjatë verës në Katar, arrijnë temperaturën maksimale prej 46 gradë Celcius.

Si pasojë, vendi është detyruar ta zhvendosë datën e Kupës së Botës më 2022-ën përgjatë dimrit.

Ftohësit gjigant tani janë duke u vendosur nëpër bodrume dhe në qendra tregtare, në mënyrë që temperaturat të jenë të përballueshme për qytetarët.

Në Doha, kryeqytetin e vendit, Autoritetet e Punëve Publike kanë pikturuar rrugën Abdullah Bin Jassim me ngjyrë të kaltër, me qëllim që të reduktojnë temperaturën e asfaltit për 15-20 gradë Celcius.

Rrugët blu ndihmojnë në uljen e temperaturës, pasi rrugët me ngjyra të errëta thithin nxehtësinë në diell më shumë sesa ato më të çela.

Po ashtu, Katari po planifikon të instalojë kondicionerë ajri edhe nëpër stadiume në të cilat do të mbahet Kupa e Botës më 2022-ën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco