VIDEO/ Burri e godet me kokë, gruaja përfundon pa ndjenja para trenit që po afrohej

VIDEO/ Burri e godet me kokë, gruaja përfundon pa ndjenja para trenit që po afrohej

22:05, 20/10/2019
A+ Aa A-

Gruaja e identifikuar si Andrea, po ecte në një platformë metroje në Buenos Aires, kur një burri i ra të fikët dhe në rënie e sipër, e godet me kokë gruan që po kalonte para tij.

Pamjet e sigurisë treguan që gruaja ra mbi shinat e trenit si pasojë e goditjes me kokë që mori nga burri. Ajo goditi kokën në shinat e trenit dhe ngeli në vend pa ndjenja.

Pak momentet më pas, një tren filloi të afrohej në stacion. Udhëtarët nxituan të sinjalizonin drejtuesin e trenit për të frenuar.

Treni ndaloi pak metra larg gruas së shtrirë në shina. Disa burra u hodhën poshtë për ta ngritur gruan.

Drejtuesja e trenit Roxana Elizabeth Flores, e cila ka punuar në Metrovías për 25 vjet, e quajti shpëtimin një "mrekulli" gjatë një intervistë me kanalin Telefe, sipas La Nacional.

"Njerëzit sinjalizuan dhe unë menjëherë pashë personin në shina dhe zbatova frenimin e urgjencës, siç thotë protokolli", tha ajo.

Burri Andreas, Marcelo, i tha La Nacional se ajo është e kthjellët dhe e aftë të ushqehet vetë, megjithëse ende ndodhet në gjendje shoku nga ngjarja.

"Sot ajo kërkoi të shikonte videon e incidentit dhe filloi të qajë," tha ai. "Ajo nuk mund ta besojë atë."

Policia mori në pyetje njeriun e paidentifikuar i cili rrëzoi Andrean në shina, por më vonë e liroi, raportoi La Nacional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco