Ofensiva turke në Siri/ Johnson dakortsohet me Erdogan, kërkojnë takim me Macron dhe Merkel

Ofensiva turke në Siri/ Johnson dakortsohet me Erdogan, kërkojnë takim me Macron dhe Merkel

20:50, 20/10/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Boris Johnson dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan, kërkuan një takim me krerët gjermanë dhe francezë, për të diskutuar operacionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Kabineti i Johnson tha se kryeministri britanik dhe Erdogan kishin rënë dakord të kërkonin një mundësi për t’u takuar me presidentin Francez Emanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar situatën aktuale, si dhe çështje të migracionit dhe antiterrorizmit.

Johnson e përshkroi marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA si një “hap në drejtimin e duhur”.

Sidoqoftë, ai theksoi se ka ende shqetësime të mëdha për operacionin ushtarak të Turqisë në verilindje të Sirisë.

Armëpushimi hyri në fuqi të enjten mbrëma në mënyrë që kurdët të tërhiqeshin nga verilindja e Sirisë dhe planifikohet të zgjasë pesë ditë deri të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco