Rezultatet paraprake në Zvicër/ Ambjentalistët rriten bindshëm, tkurren dy partitë e mëdha

Rezultatet paraprake në Zvicër/ Ambjentalistët rriten bindshëm, tkurren dy partitë e mëdha

18:26, 20/10/2019
A+ Aa A-

Janë publikuar nga SRF, rezultatet paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin e Zvicrës, që janë zhvilluar sot.

Nga rezutatet e publikuara, shihet qartë rritja e madhe e të gjelbërve, përkatësisht dy partive të gjelbra GP dhe GLP, si dhe humbësit e këtyre zgjedhjeve që janë SVP dhe SP, dy partitë më të mëdha të vendit.

Rezultatet paraprake të publikuara vijojnë:  Grünen (të Gjelbrit) shtojnë praninë  e tyre në parlament për 5.6 për qind (pothuaj dyfish), GLP, për 2.9 dhe CVP, 0.4%. nga ana tjetër, SVP humbet 3.1%, SP, 2.4% dhe FDP 1.2%

Kështu, sipas rezultatave të publikuara, SVP tani ka 26.3%, SP 16.5%, FDP 15.2% Grüne 12.7%, CVP 12%, GLP 7.6% etj.

Rezultatet i ka përgatitur institucioni për hulumtimin e opinionit, GFS Bern.

Ajo që është paralajmëruar në pothuaj të gjitha sondazhet, “rrëshqitja nga e gjelbra” ka ndodhur madje më bindshëm se sa është pritur.

Ndërkohë, vihet re se fitoren më të madhe dy partitë ambientaliste  (GP dhe GLP) e kanë arritur “në kurriz” të Partisë Socialdemokrate (SP), kur dihet se elektorati i SP-së është i afërt me atë të GP-së, si parti të kampit të majtë që janë të dyja.

Po ashtu edhe partia më e madhe e vendit SVP ka humbur në saj të ngritjes në nivel të lartë të axhendave ambientaliste kohëve të fundit.

Si parti e djathtë konservative, SVP qartazi ka ngelur mbrapa  nga ky aspekt.

Një rënie të vogël e ka pësuar edhe Partia Liberale (FDP), e cila po ashtu duket se nuk ka qenë në nivel të kërkesave ambientaliste, që kanë përcaktuar fituesin e këtyre zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco