Gati të nisin evakuimet nga kampet e ISIS në Siri

Gati të nisin evakuimet nga kampet e ISIS në Siri

21:25, 18/10/2019
A+ Aa A-

Belgjika dhe shtete të tjera evropiane po përgatiten të evakuojnë qytetarët që po mbahen në kampet e paraburgimit në veri-lindje të Sirisë, përmes një zone të re të deklaruar të sigurtë, në kufirin me Turqinë.

Zyrtarët belgë njoftuan sot anëtarët e familjeve se, po tentojnë të përfitojnë nga armëpushimi  pesë-ditor për të tërhequr shtetasit që dyshohet se janë të lidhur me grupin terrorist.

Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, shtetet e tjera evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, po shohin gjithashtu mënyra për të përfituar nga marrëveshja SHBA-Turqi, për të riatdhesuar gra dhe fëmijë.

Autoritetet kurde kanë braktisur tashmë një qendër paraburgimi,  duke lejuar largimin e rreth 800 personave, mes tyre edhe anëtarë të ISIS.  Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se 9 gra franceze, të dyshuara për lidhje me grupin terrorist,  ishin mes tyre.  Gjithashtu edhe dy shtetas britanikë

"Ne po flasim për rreth 12,000 sirianë që jetojnë në kamp, ??shumica dërrmuese nga qyteti Raqqa ose rrethinat. Shumica dërrmuese kanë qenë atje për më shumë se një vit ose tre vjet në disa raste”, thotë Amjad Yamin nga “Save the Children”.

Armëpushimi synon detyrimin e grupeve kurde të lëvizin përsëri nga kufiri turko-sirian. Ndërsa forca kurde, e njohur si SDF, tha se po tërhiqej nga e ashtuquajtura zonë e sigurt e deklaruar nga Turqia, drejtuesit e grupit thanë që ata nuk do të tërhiqeshin nga pjesë të tjera të krahinës.

Shtetet evropiane kishin treguar pak interes për të tërhequr luftëtarë të huaj, por kanë eksploruar se si të marrin gratë dhe fëmijët. Franca tashmë ka riatdhesuar rreth një duzinë fëmijë.

Disa vende kanë thënë se ata do të jenë të gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë nëse nënat dhe fëmijët e tyre e bëjnë atë në një konsullatë - një pamundësi e afërt pa ndihmën konsullore.

Gjatë një vizite në Bagdad të enjten, Le Drian pohoi se gratë franceze që u bashkuan me të ashtuquajturin kalifat duhet të përballen me drejtësinë në rajon.

"Gratë franceze që shkuan në këtë rajon në 2015 e dinin se çfarë po bënin," tha ai. "Ata nuk janë turistë. Ata janë luftëtarë kundër Francës dhe duhet të përballen me gjyq (në Irak) nëse është e mundur".

Mes personave që qëndrojnë në këto kampe është edhe shqiptari Alvin Berisha. Rasti i tij është bërë i njohur pas publikimit në emisionin investigativ italian "Le Iene".

Fëmija shqiptar, 11 vjeç, i gjymtuar nga një shpërthim bombe ku mbeti e vdekur dhe nëna e tij, tronditi mbrëmë të gjithë opinionin publik në Itali dhe Shqipëri u njoh nëpërmjet emisionit italian “Le Iene”, gazetarët e të cilit udhëtuan drejt kampit së bashku me babain e të miturit, Afrim Berishën i cili pas 5 vitesh takoi djalin e tij.

Se çfarë do të bëhet me luftëtarët e ISIS dhe familjet e tyre ishte kthyer në një shqetësim ndërkombëtar pas vendimit të presidentit Donald Trump për të tërhequr papritur trupat nga Siria.

Vendim që shkaktoi frikë se vakumi që do të krijohej do të çonte në shkërmoqjen e sigurisë në katër kampet kryesore të të burgosurve. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco