Një i ri u dënua javën e kaluar me 15 vite burg për posedim kokaine. Por pas pothuajse 3 muajsh në burg një test laboratori vërtetoi se në të vërtetë substanca ishte qumësht pluhur.
Cody Gregg u arrestua më 12 gusht pasi një oficer policie e ndaloi për shkak se nuk kishte drita të pasme në biçikletën e tij.
Oficeri i kontrolloi çantën e shpinës dhe gjeti një kuti kafe që përmbante një sasi të madhe pluhuri të bardhë.
Substanca doli pozitive për kokainë dhe Gregg u akuzua për trafik droge.
29-vjeçari u deklarua fajtor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen dhe u dënua me 15 vite burg.
Por disa ditë më pas gjykata tërhoqi dënimin pasi një test në laborator arriti në përfundimin se substanca e dyshuar për kokainë ishte në të vërtetë qumësht pluhur.
Ai u la i lirë të premten.
© SYRI.net