Tentuan të grabisnin aeroportin dhe rrëmbyen një person, policia vret 3 grabitësit

Tentuan të grabisnin aeroportin dhe rrëmbyen një person, policia vret 3 grabitësit

11:02, 18/10/2019
A+ Aa A-

Policia braziliane ka qëlluar për vdekje tre grabitës të armatosur të cilët hynë në një terminal aeroporti dhe u larguan sëbashku me një shumë parash.

Ata u bllokuan në një autostradë nga policia dhe rojet e sigurisë ku pati shkëmbim zjarri.

Policia tha se dy nga burrat u vranë ndërsa iknin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Viracopos në qytetin Campinas, afër Sao Paulo, ndërsa i treti u fut në një shtëpi dhe mori një person peng para se të qëllohej nga një snajper.

Shumë persona të përfshirë në këtë grabitje janë arratisur pasi po prisnin për ngarkesën që nuk erdhi kurrë dhe policia i ka shpallur në kërkim.

Ky është rasti i dytë brenda vitit që aeroportet bien pre e grabitësve në Brazil, pasi burra të armatosur hynë në aeroportin Guarulhos, më i madhi i vendit, në korrik dhe vodhën ar me vlerë 40 milion dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco