Karteli i armatosur sulmon forcat e Gardës dhe liron djalin e El Chapo

Karteli i armatosur sulmon forcat e Gardës dhe liron djalin e El Chapo

07:48, 18/10/2019
A+ Aa A-

Mexico City – Ushtarë tejet të armatosur të kartelit rrethuan forcat e sigurisë në Meksikë dhe i detyruan ato të lirojnë njërin nga djemtë e lordit të drogës, Joaquin "El Chapo" Guzman, arrestimi i të cilit solli breshëri armësh në të gjithë qytetin Culiacan.

Ministri i Sigurisë, Alfonso Durazo, tha se një patrullë e armatosur e Gardës Kombëtare u sulmua fillimisht nga brenda një shtëpie në qytet, 600 km në veriperëndim të Mexiko City. Pasi hyri në atë shtëpi, patrulla gjeti katër burra, përfshirë Ovidio Guzman, që akuzohej për trafik droge në SHBA.

Mirëpo patrulla u kalua shpejt nga njerëzit e armatosur të kartelit të drogës dhe menjëherë u mor vendim që të tërhiqej, për të mbrojtur jetën e personelit të Gardës Kombëtare dhe për të rikthyer qetësinë në qytetin, ku gangsterrët kishin ngritur postblloqe nëpër rrugë dhe po qëllonin me automatik të rëndë, tha Durazo.

“Vendimi u mor që të tërhiqeshin nga shtëpia pa Guzman, për të shmangur dhunën në zonë dhe mbrotur jetën e policëve tanë dhe kthyer qetësinë në qytet”.

Situata kaotike në Culiacan, një fortesë për kartelin Sinaloa të Guzman, do të shtojë presionin mbi Presidentin Lopez Obrador, i cili e mori postin në dhjetor duke premtuar të qetësonte një vend të lodhur nga një luftë e gjatë për drogën prej mëse një dekade. Vrasjet këtë vit  duket se kanë kapur rekordin më të madh.

Ngjarja në Sinaloa pasoi masakrën e më shumë se një dyzine policësh në Meksikën perëndimore në fillim të javës dhe vrasjen e 14 gangsterëve nga ushtria një ditë më vonë.

"El Chapo" Guzman e udhëhoqi kartelin Sinaloa për dekada, duke u arratisur nga burgu dy herë, para se të arrestohej dhe të dërgohej në SHBA. Ai është dënuar si fajtor nga një gjykatë në SHBA në shkurt, për kontrabandë droge me toneleta, dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Ai besohet se ka 12 fëmijë, përfshirë Ovidion. Sipas aktakuzës, Ovidio është rreth 28 vjeç dhe është përfshirë në  trafiqe që kur ishte adoleshent./SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco