Dënim shembullor/ Trafikanti dënohet me 374 vjet burg, shfrytëzonte fëmijët për qëllime pornografike

Dënim shembullor/ Trafikanti dënohet me 374 vjet burg, shfrytëzonte fëmijët për qëllime pornografike

22:15, 17/10/2019

Yuttana Kodsap, 31 vjeç, u shpall fajtor për trafikimin e fëmijëve me qëllim pornografinë.

Trafikanti tajlandez u dënua me një rekord prej 374 vjet burg për trafikimin e fëmijëve, në një vendim që avokatët thonë se do të dërgojë një mesazh të fortë për kriminelët e tjerë.

Një gjykatë në provincën jugore të Tajlandës, Phang Nga e dënoi me 374 vjet burg për krimet e tij dhe e urdhëroi atë të paguante 800,000 baht tajlandezë (26,000 dollarë) në kompensim për secilin nga pesë viktimat, sipas dokumenteve gjyqësore.

Ai ftonte fëmijë të moshës 7-12 vjeç për të luajtur lojëra kompjuterike në shtëpinë e tij, ku ai filmoi akte seksuale me ta dhe shiti videot në një aplikacion chat, tha policia.

Papop Siamhan, avokat i pavarur me ekspertizë në trafikimin e qenieve njerëzore, tha se rastet e prostitucionit të fëmijëve rezultuan me dënime të gjata me burg.

“Dënimet me burg të gjata do të veprojnë si një pengesë sepse njerëzit do të kenë frikë të kryejnë krime të tilla, dhe gjithashtu do të rezultojë që autoritetet dhe gjyqtarët të jenë më të kujdesshëm kur trajtojnë raste të tilla,” tha ai.

Që nga janari i këtij viti, gjykatat kanë dhënë 170 dënime me burg në çështjet e trafikimit, nga të cilat 74 ishin dënime më shumë se 10 vjet, sipas Gjykatës së Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco