Washingtoni reciprok me Pekinin, kufizime për aktivitetet e diplomatëve kinezë në SHBA

Washingtoni reciprok me Pekinin, kufizime për aktivitetet e diplomatëve kinezë në SHBA

20:36, 17/10/2019
A+ Aa A-

Administrata amerikane ka nxjerrë një seri kufizimesh për aktivitetet e diplomatëve kinezë në Shtetet e Bashkuara.

Luftës tregtare mes Uashingtoni dhe Pekini, tani i është shtuar edhe në një luftë diplomatike.

Një udhëzim i ri i Departamentit të Shtetit, i cili përfshin edhe vizitat e diplomatëve në institucionet arsimore, si shkolla dhe universitete, përcakton se  diplomatët kinezë në Shtetet e Bashkuara, do t’u duhet të njoftojnë para kohe autoritetet amerikane përpara se të zhvillojnë takime me zyrtarët vendas

Qeveria kineze deklaroi se Shtetet e Bashkuara po shkelin ligjet ndërkombëtare, por Uashingtoni tha se diplomatët amerikanë përballen me të njëjtat kufizime në Kinë.

Sipas Departamentit të Shtetit, rregullat do të aplikohen për takimet me zyrtarë të pushtetit qendror e lokal, si dhe për vizitat në institucionet arsimore e ato kërkimore.

Zyrtari amerikan deklaroi se në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara po balancojnë nivelin e lojës diplomatike me Kinën.

“Në Kinë, diplomatët amerikanë nuk kanë akses të lirë në takimet sociale, që janë të rëndësishme për të bërë punën e tyre”, sqaroi zyrtari.

Ndryshe nga diplomatët kinezë, që deri më sot kanë patur mundësi të shfrytëzojnë shoqërinë e hapur amerikane.

Autoritetet e SHBA, argumentojnë se diplomatëve kinezë nuk u është dashur të kërkonin leje për takimet e tyre, por vetëm të njoftonin Departamentin e Shtetit më parë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco