Tesla merr lejen për të filluar prodhimin në Kinë

Tesla merr lejen për të filluar prodhimin në Kinë

13:38, 17/10/2019
A+ Aa A-

Shangai – “Tesla” Inc iu shtua listës zyrtare të prodhuesve të makinave që janë aprovuar nga qeveria kineze.  Kështu  njoftoi Ministria e Industrisë së Kinës të enjten, pasi i dha prodhuesit të makinave elektrike një çertifikatë të nevojshme për të filluar prodhimin në vend.

Lista u publikuara nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit në Kinë.

Kjo do të thotë se “drita e gjelbër iu hap plotësisht Teslës për të prodhuar në Kinë”, tha Yale Zhang, kryetari i “Foresight Automotive” me seli në Shangai. Tesla mund ta fillojë prodhimin kur të dojë, tha ai.

Tesla nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email për të komentuar për Reuters këtë lajm.

Fabrika prej 2 miliardë dollarësh që është duke u ndërtuar në qytetin e Shanghai në Kinën lindore është i pari objekti saj për prodhimin e makinave jashtë vendit.

Tesla synon të prodhojë së paku 1000 modele 3s në javë nga fabrika e Shanghai  që nga fundi i këtij viti, pasi po përpiqet të rrisë shitjet në tregun më të madh botëror të makinave dhe të shmangë tarifat e larta të importit të vendosura për makinat amerikane.

Autoritetet në Shanghai i kanë afruar ndihmë Teslës për të shpejtuar  ndërtimin dhe Kina i ka përjashtuar modelet e Tesla nga taksë prej 10% në 30 gusht.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco