Sot 93 vjeç, roja nazist i kampit të përqendrimit, para gjyqit në Gjermani

Sot 93 vjeç, roja nazist i kampit të përqendrimit, para gjyqit në Gjermani

13:18, 17/10/2019
A+ Aa A-

Berlin – Një 93-vjeçar, ish-roje i kampit të përqëndrimit  do të dalë në gjyq në Hamburg sot, pasi akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e 5230 njerëzve në krimet e luftës së nazistëve.

Bruno D., mbiemri i të cilit nuk jepet për shkaqe juridike, ishte pjesë e një skuadre që drejtonte kullat e vrojtimit në kampin e perqëndrimit  në Stuthof, pranë atij që tani është qyteti Gdans në Poloni, thanë prokurorët.  

Ai ishte 17-18 vjeç në kohën e krimeve që ndodhën në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Dhjetëra e mijëra njerëz, kryesisht hebrenj, vdiqën në kamp gjatë gjatë 6 viteve. Shumë prej tyre u vranë në dhomat e gazit ndërsa të tjerë vuajtën nga uria, sëmundjet dhe rraskapitja.

Prokurorët argumentojnë se rojet ishin bashkëfajtor në vrasje, pasi ndalonin të burgosurit të arratiseshin nga kampi, që ishte ndër të fundit që u çlirua në 1945.

Mediat njoftuan se ka rreth 29 çështje të hapura në Gjermani kundër njerëzve të akuzuar si të përfshirë në Holokaustin, gjatë të cilit regjimi i Hitlerit vrau më shumë se 6 milionë hebrenj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco