Egjipt: Arkeologët zbulojnë 'zonën e lashtë industriale' plot me objekte mbretërore

Egjipt: Arkeologët zbulojnë 'zonën e lashtë industriale' plot me objekte mbretërore

10:16, 17/10/2019
A+ Aa A-

Arkeologët kanë zbuluar një "zonë industriale" të lashtë ku dikur prodhonin sende dekorative, mobilie dhe qeramikë për varret mbretërore, njoftoi Ministria e Antikiteteve të Egjiptit.

E përbërë nga 30 punëtori dhe një furrë e madhe për të ndezur qeramikën, vendi u zbulua në Luginën e Majorëve të Luxor, sipas një deklarate zyrtare.

Disa nga ambientet ishin përdorur për të bërë qeramikë, të tjerët për të prodhuar objekte prej ari dhe të tjerët akoma për të prodhuar mobilie.

Në këtë sit, i cili shtrihet rreth 75 metra poshtë luginës, ekipi gjeti rruaza të brendshme, unaza argjendi dhe fletë ari, artikuj që zakonisht përdoren për të dekoruar arkivolet prej druri të mbretërisë së lashtë të Egjiptit. 

Disa nga artefaktet përshkruanin krahët e Horus, një hyjni të lidhur me vdekjen dhe ringjalljen, sipas gojëdhënës.

Deri sot, gjithçka që dihej për (rajonin Luxor) vinte nga vetë varret, por ky zbulim i ri do të na lejojë të hedhim dritë në mjetet dhe teknikat e përdorura për të prodhuar arkivolet mbretërore dhe mobiliet e vendosura në varre.

Zbulimi shënon herën e parë që gjenden punëtori që bënin zbukurime funerale në një "shkallë industriale" në Egjipt. 

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco