Kaos në parlamentin e Hong Kong-ut, opozita ndërpret fjalimin e Carrie Lam

Kaos në parlamentin e Hong Kong-ut, opozita ndërpret fjalimin e Carrie Lam

16:39, 16/10/2019
A+ Aa A-

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam është detyruar të pezullojë adresimin e saj vjetor në parlament, pasi opozita e pengoi fjalimin e saj.

Ligjvënësit e opozitës e ndërprenë seancën e Këshillit Legjislativ duke bërtitur dhe ngritur parulla kundër saj, raporton Rel.

Më pas Lam e bëri adresimin përmes një video incizimi.

Ndërprerja e seancës e pamundësoi edhe tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim, që ka qenë arsye e trazirave dhe protestave të dhunshme në Hong Kong, për muaj të tërë.

Projekt-ligji është pezulluar, por mbledhja e Këshillit Legjislativ ishte mundësia e parë për të tërhequr projekt-ligjin edhe zyrtarisht.

Protestuesit në Hong Kong për muaj të tërë e kanë kundërshtuar projekt-ligjin, pasi ai mundësonte ekstradimin në territorin kinez.

Protestat më pas janë zgjeruar me kërkesat për më shumë demokraci dhe fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.

Mbi 1,750 njerëz janë ndaluar deri më tani si rezultat i protestave.

Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, por ka organizimin e vet të ligjit dhe qeverisjes, i njohur si “një shtet, dy sisteme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco