Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Autobusi përplaset me pemën, 14 të plagosur, 5 rëndë

Autobusi përplaset me pemën, 14 të plagosur, 5 rëndë

11:33, 16/10/2019
A+ Aa A-

14 persona janë plagosur dhe transportuar me urgjencë në spitale të ndryshme të Romës pas një aksidenti të ndodhur sot rreth orës nëntë të mëngjesit në rrugën Cassia, ku një autobus linje u përplas me një pemë.

Pesë nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët kanë lëndime më të lehta. Më rëndë janë ata që gjendeshin në radhët e para të autobusit, megjithatë asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Në vendngjarje shkuan menjëherë 12 ambulanca dhe zjarrfikësit, ndërkohë që policia ende po punon për të sqaruar dinamikën e incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco