Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Urithi i terrorizuar! Fotografia fituese për konkursin e jetës së egër Fotografia fituese e konkursit 'Fotografi i Vitit për jetën e egër'

Urithi i terrorizuar! Fotografia fituese për konkursin e jetës së egër

08:54, 16/10/2019
A+ Aa A-

Pothuajse mund të ishte një skenë nga një komedi humori: një urith qëndron i ngrirë nga frika, i shtangur dhe duke qëndruar në njërën këmbë, pasi papritmas vëren një dhelpër që i afrohet.

Imazhi dramatik, i kapur me kohën e përsosur nga fotografi kinez Yongqing Bao, ka fituar çmimin prestigjioz Photographer of the Year, dhënë çdo vit nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

Ai u zgjodh nga një listë e gjatë e fituesve të kategorive të ndryshme, të gjithë arritën të regjistrojnë çuditë, rivalitetet dhe bukurinë e botës natyrore.

Bao e kapi skenën në shpatet me dëborë të maleve Qilian të Kinës në fillim të pranverës.           

Ai kishte vëzhguar ndërveprimet midis dy krijesave për ca kohë; rreth një orë më parë, por urithi kishte vërejtur dhelprën dhe ngriti alarmin për fqinjët e tij për t'u futur në tokë.

Disa foto të tjera nga konkursi:

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco