Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Dënohen me burg furnitorët me  armë të mafias italiane

Dënohen me burg furnitorët me armë të mafias italiane

08:16, 16/10/2019
A+ Aa A-

Një austriak dhe djali i tij u dënuan me burg për furnizimin me armë, që prej vitit 2011, të mafias italiane për 1,4 milionë euro, bëri të ditur gjykata e Klagenfurtit.

Këta dy persona i kanë dhënë 820 pistoleta dhe kallashnikov kreut të një klani të Camorras duke u përpjekur të ndryshonin identitetin e vërtetë të klientit të tyre napolitan.

Ky i fundit hiqej si shitës produktesh të freskëta bujqësore.

Babai, 74 vjeç, mori në instancën e parë një dënim me dy vite burg dhe djali i tij, 48 vjeç, një dënim me 20 muaj burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco