Prisnin ‘fundin e botës’/ Të izoluar prej vitesh në bodrum nga i ati, policia shpëton 6 fëmijët

Prisnin ‘fundin e botës’/ Të izoluar prej vitesh në bodrum nga i ati, policia shpëton 6 fëmijët

20:42, 15/10/2019
A+ Aa A-

Babai së bashku me gjashtë fëmijët e tij të rritur, janë gjetur ndërsa jetonin në bodrumin e një shtëpie të izoluar në fermë, duke pritur ‘fundin e botës’.

Familja u gjet pasi njëri prej djemve, një 25-vjeçar, shkoi në një pijetore aty pranë, në një gjendje të hutuar dhe kishte kërkuar ndihmë, duke thënë se ai nuk kishte qenë jashtë për nëntë vjet, sipas daily mail.

Kur policia shkoi në shtëpinë e izoluar, ata gjetën një burrë 58-vjeçar të shtrirë në një shtrat dhe gjashtë të rritur të moshës 16-25 vjeç.

Disa nga fëmijët nuk e kishin idenë se njerëzit e tjerë ekzistonin.

Pronari i lokalit tha: ‘Unë bëra një bisedë me të dhe ai më tha që ai kishte ikur dhe kishte nevojë për ndihmë. Pastaj kemi thirrur policinë. Ai kishte një mjekër shumë të pisët dhe flokët po ashtu. Më tha se kishte 9 vite që nuk dilte jashtë dhe se donte t’i jepte fund mënyrës se si po jetonte familja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco