VIDEO/ Harroi të ngrinte frenat e dorës, gruaja përplaset nga makina e saj

VIDEO/ Harroi të ngrinte frenat e dorës, gruaja përplaset nga makina e saj

11:52, 15/10/2019
A+ Aa A-

Një shofere ka harruar që të ngrejë frenat e dorës dhe si pasojë përfundoi duke u marrë përpara nga makina e saj pa njerëz brenda.

Gruaja në fjalë ishte hutuar duke parë disa vezë që kishin dalë për shitje, por kishte harruar që të ngrinte frenat e dorës.

Momenti kur shoferja është hedhur në tokë nga makina është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në atë zonë më 23 shtator. Incidenti ka ndodhur në Tenterden, Kent.

Ndërsa shihte për vezët, makina e saj filloi avash-avash që t’i afrohej derisa e goditi nga prapa dhe e rrëzoi në tokë.

Pas incidentit, gruaja u çua në këmbë dhe nuk dukej të ishte lënduar shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco