Kartelet e drogës ‘japin mesazh’, masakrojnë 14 oficerë policie në pritë

Kartelet e drogës ‘japin mesazh’, masakrojnë 14 oficerë policie në pritë

23:42, 14/10/2019

Mbi 10 oficerë policie janë vrarë në një pritë të ngritur në shtetin perëndimor të Mikoaçanit, nga vrasës me pagesë të karteleve të drogës.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar lajmin.

Ky është një nga sulmet më të rënda ndaj forcave të sigurisë, që kur presidenti Andres Lopez Obrador mori detyrën.

Sipas Ministris së Brendshme, masakra ndodhi në prefekturën Aguilija, e përgjakur nga lufta mes bandave të drogës, sidomos nga karteli i ri i quajtur Brezi i Ri.

Autoritetet saktësuan se mbetën të vrarë 14 oficerë policie, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Nga pamje e publikuara në rrjetet sociale, duken trupa të shtrirë në tokë dhe makina policie në flakë.

Gjithashtu shfaqet edhe firma e kartelit Brezi i Ri, të cilë kishin paralajmëruar policinë të mos mbështeste grupe kriminale rivale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqifi16/10/2019 10:20

Tek ky lajmi per vrasjen e 14 zyrtareve te Policise, nuk do ishte mire te thoni dhe cili shtet, apo duhet ta gjej lexuesi se kush shtet eshte.

Shto koment

Denonco