FOTO/ Tajfuni vrastar ‘Hagibis’ s’ka të ndalur, shënohen 56 viktima

FOTO/ Tajfuni vrastar ‘Hagibis’ s’ka të ndalur, shënohen 56 viktima

18:10, 14/10/2019
A+ Aa A-

Në Japoni thellohet bilanci i viktimave i shkaktuar nga tajfuni ‘Hagibis’, ndëkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit në rajonin qëndror dhe lindor të arkipelagut.

Televizioni publik Nhk, ka njoftuar se numri i viktimave ka arritur në 56, por shumë shpejtë mund t’i shtohen edhe 15 të humbur.

Gjithaqshtu numurohen mbi 200 të plagosur deri tani, si dhe mijëra shtëpi kanë mbetur në errësirë.

Shumë banesa janë përmbytur dhe uji ka mbuluar edhe katet e para të pallateve.

Tajfuni Hagibis është cilësuar si më shkatërruesi i 60 viteve të fundit.

Sipas ministrit të infrastrukturës, të paktën 10 bordurat e 9 lumenjve janë shembur në mëngjesit e të dielës, pas shirave të furishëm të shkaktuar nga tajfuni Hagibis.

E njëjta situatë është edhe në qytetin e Nagano dhe Ueda, në veri-perëndim të kryeqytetit, ku lumi Chikuma ka shkatërruar bordurat mbrojtëse duke përmbytur katet e para të banesave dhe duke detyruar banorët të strehohen në çatitë e shtëpive.

Sipas autoriteteve, shumica e banorëve kanë gjetur vdekjen pas shembjes së bordurave, që ka ndodhur në orët e vona të natës, duke i gjetur të papërgatitur dhe në gjumë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco