Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Kërkohet në të gjithë botën 'El Chapo' i Azisë, perandori i drogave  Droga e gjetur ne strehen e nje njeriu qe flinte rrugeve në Myanmar, 2019

Kërkohet në të gjithë botën 'El Chapo' i Azisë, perandori i drogave

14:43, 14/10/2019
A+ Aa A-

Bankok -  Ai është njeriu më i kërkuar në Azi. Ai ruhet nga një truprojë nga radhët e kikboksierëve tajlandezë. Ai fluturon me avion privat. Dhe policia thotë se ai njëherë ai humbi 66 milionë dollarë brenda një nate të vetme në një kazino në Macau.

Tse Chi Lop, një shtetas kanadez i lindur në Kinë, dyshohet se udhëheq një organizatë shumëkombëshe të trafikut ndërkombëtar të drogës të formuar nga një aleancë prej pesë prej grupeve të triadave të Azisë, sipas Policisë.

Kjo organizatë menaxhon tonelata me amfetaminë, heroinë dhe ketaminë nga së paku një dyzinë vendesh nga Japonia drejt Azisë së Veriut drejt Zelandës së Re në Paqesorin jugor. Por, meta – një drogë me efekte shumë shkatërruese fizike dhe mendore tek përdoruesit afatgjaë, është bizneis i tyre kryesor.

Dhe siç thotë Zyra e OKB mbi Drogën dhe Krimin, UNODC, kjo sindikatë menaxhon deri në 8 miliardë dollarë në vit, por mund të shkojë deri në 17.7 miliardë dollarë./SYRI.NET

     

      

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco