Damasku nis trupat ushtarake në veri, gati përballja me ‘agresionin turk’

Damasku nis trupat ushtarake në veri, gati përballja me ‘agresionin turk’

20:07, 13/10/2019

Damasku filloi lëvizjen e forcave të tij për t'u përballur me trupat turke që po kryejnë një operacion kundër kurdëve në zonë.

Ushtria Siriane po zhvendoset për t'u përballur me "agresionin turk" në zonat veriore të vendit.

Tensionet janë në rritje në veri të Sirisë, ndërsa Damasku filloi të lëvizë forcat e tij për t'u përballur me trupat turke, që po kryejnë një operacion kundër kurdëve në zonë, raporton agjensia shtetërore e lajmeve Sana.

Forcat Demokratike Siriane, të mbështetur nga Kurdët (SDF) kanë arritur një marrëveshje me Damaskun, ku trupat e qeverisë siriane do mbërrijnë në rajonin verior të Kobanisë, tha më parë Mohamed Shaheen, nënkryetar i rajonit të Eufratit.

Sirët do të vendosen në Kobani brenda 48 orësh, njoftoi transmetuesi libanez al-Mayadeen.

Në fillim të kësaj jave, ushtria turke hyri në veri të Sirisë pa pëlqimin e Damaskut, në mënyrë që të luftonte milicinë kurde në rajonin e Kobani, të cilin Ankaraja i konsideron si terroristë.

Turqia thotë se qëllimi i operacionit është të krijojë një "zonë të sigurt" pranë kufirit të saj për të parandaluar që luftëtarët kurdë të bëjnë sulme në vend.

Para fillimit të operacionit turk, SHBA thirri disa dhjetëra ushtarakë të saj, të cilët ishin përfshirë me forcat kurde.

Të shtunën, Donald Trump autorizoi një tërheqje të 1000 trupave të mbetura amerikane nga Kobani në mënyrë që ata të mos kapen mes palëve ndërluftuese.

Kurdët, të cilët kishin qenë aleatët kryesorë të Uashingtonit në luftimin e Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS / ISIL) më parë, e quajtën lëvizjen e SHBA një tradhtie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco