VIDEO/ Dalin pamjet, kryebashkiaku festë të ‘çmendur’ me prostituta

VIDEO/ Dalin pamjet, kryebashkiaku festë të ‘çmendur’ me prostituta

12:51, 13/10/2019

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e festës të një kryebashkiaku hungarez me disa prostituta në një jaht. Zsolt Borkai 54 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, është përfshirë në një skandal seksual.

Pamjet janë publikuar në mediat hungareze disa ditë përpara zgjedhjeve në Hungari. Ai është kryebashkiaku i qytetit Gyor.

Pavarësisht përfshirjes së tij në këtë aferë seksuale të bërë tashmë publike, Zsolt Borkai nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen.

Ndërsa shefi i shtabit të Kryeministrit Orban, e konsideroi goditje të ulët politike publikimin e këtyre pamjeve.

54-vjeçari Borkai dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga një politikan tjetër në udhëtimin me jaht në Detin Adriatik pranë brigjeve të Dubrovnikut, nën praninë e disa prostitutave.

Sipas mediave hungareze, dy video të tjera të kësaj feste u publikuan në faqen më të madhe pornografike ‘Pornhub’ dhe më pas u fshinë. Megjithatë, pamjet kanë dalë edhe në faqe të tjera pornografike.

Kryebashkiaku Borkai mohoi fillimisht akuzat për përfshirje në orgji seksuale, por pas publikimit të pamjeve kërkoi falje publike dhe pranoi përfshirjen në skandalin seksual.

Të dielën në Hungari do të zhvillohen zgjedhjet bashkiake ku kandidojë 3100 pjesëmarrës.  /tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco