Erdogan shpërfill kërcënimet: Nuk do ta ndërpresim operacionin në Siri

Erdogan shpërfill kërcënimet: Nuk do ta ndërpresim operacionin në Siri

23:21, 11/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Turqis Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se nuk do të ndërpresë ofensivën ushtarake që ka ndërmarrë në veri-lindje të Siris, kundër milicis kurde të mbështetur nga Perëndimi.

“Pak rëndësi ka se çfarë thonë disa, ne nuk do ta ndërpresim këtë operacion kundër Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë”, ka deklaruar gjatë fjalimit të tij Erdogani.

“Kemi marrë tashmë kërcënime si nga e djathta dhe nga e majta, na është thënë ‘ndaloni’. Ne nuk do të kthehemi pas”, ka nënvizuar Erdogan.

Të mërkurën, Turqia ndërmori një ofensivë në verilindje të Sirisë kundër YPG-së, një milici kurde e mbështetur nga vendet perëndimore, por cilësuar si grup terrorist nga Ankaraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco