FOTO/ Zjarri ‘Saddlebridge’ rrafshon Los Angeles, 1 i vdekur dhe mijëra të evakuuar

FOTO/ Zjarri ‘Saddlebridge’ rrafshon Los Angeles, 1 i vdekur dhe mijëra të evakuuar

22:31, 11/10/2019
A+ Aa A-

Flakët gjigande kanë përfshirë veriun e Los Angeles, ku shkak është bërë një zjarr i madh që nisi mbrëmjen e shkuar.  

Me shpejtësi të madhe, zjarri po përhapet në zonë, duke detyruar evakuimin e rreth 100 mijë banorëve.

Zjarri i quajtur “Saddlebridge”, ka nisur pasi një kamion plehrash hodhi mbeturina të djegura mbi një zonë me bimësi.

Sipas autoriteteve, duket se pikërisht ky shkaku i këtij zjarri, ku si pasojë ka vdekur një burrë, ndërsa qindra banesa janë shkatërruar plotësisht.

Zjarret që kanë përfshirë veriun e Californinë, detyruan autoritetet të krijonin një ‘Black out’, pikërisht për të evituar më të keqen.

Shoqëria PacificGaz and Electric la pa energji elektrike mijëra njerëz në tentativën për të evituar zjarret të cilat mund të shkaktoheshin në bimësi. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco