Kreu i Pentagonit: Nuk kam informacion që turqit dëshirojnë të ndërpresin ofensivën e tyre

Kreu i Pentagonit: Nuk kam informacion që turqit dëshirojnë të ndërpresin ofensivën e tyre

21:25, 11/10/2019
A+ Aa A-

Kreu i Pentagonit njoftoi sot, se turqit nuk po tregojnë asnjë shenjë që të lë të mendosh se janë të gatshëm për të ndërprerë ofensivën e tyre në Siri.

“Nuk kam asnjë informacion që ata dëshirojnë të ndërpresin operacionin e tyre”, deklaroi në një konferencë shtypi në Uashington ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili theksoi se bazohej në një bisedë telefonike të zhvilluar dje me homologun turk, Hulusi Akar.

“Ne nuk shikojmë asnjë shenjë për ndonjë ndërprerje të ndërhyrjes së tyre ushtarake”, theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë amerikane, Mark Milley.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco