Konferencë maratonë, presidenti Zelensky 14 orë përballë gazetarëve

Konferencë maratonë, presidenti Zelensky 14 orë përballë gazetarëve

17:30, 11/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Zelenski, të enjten ka mbajtur një konferencë maratonë për shtyp, e cila ka zgjatur 14 orë në një treg të mbuluar në Kiev.

Me dhjetra gazetarë ishin të pranishëm dhe qindra pyetje u bënë, ku pjesa më e madhe e tyre lidheshin me telefonatën e presidentit amerikan Tramp.

Kjo mënyrë e mbajtjes së kësaj konference është një gjë shumë e rrallë për një kryeministër, që t’i japë medias një mundësi të tillë.

Zelenski iu është përgjigjur shumë pyetjeve nga gazetarët dhe grupet e interesit.  

Ishte e pritshme që shumë prej pyetjeve të lidheshin me telefonatën e famshme ku presidenti amerikan Donad Trump i kërkonte të hetonte për ish zv/presidentin amerikan Xho Bajden.

Zekenski ka mohuar se Trump e kishte kërcënuar dhe tha se nuk i njihte dy bashkëpunëtorët e Rudi Xhulianit, një nga avokatët personal të Trump, të arrestuar një ditë më parë me akuzën e lidhjeve të dyshimta me politikanë rusë dhe ukrainas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco