VIDEO-FOTO/ Sulm me thikë në qendrën tregtare, plagosen 5 persona në pranga agresori

VIDEO-FOTO/ Sulm me thikë në qendrën tregtare, plagosen 5 persona në pranga agresori

16:37, 11/10/2019
A+ Aa A-

Pesë persona u plagosën nga një goditje me thikë, jashtë qendrës tregtare Arndale në Manchester, Britania e Madhe.

Sulmuesi me thikë, u hodh mbi njerëzit duke i sulmuar, por u neutralizua nga policia me të shtëna të kontrolluara.

"Një burrë po vraponte me një thikë në dorë, duke provuar të godiste disa persona, njëri prej të cilëve hyri në dyqanin tim me një gërvishtje të vogël, tha një shitës dyqan për Daily Mail.

"Pas pak, siguria e qendrës komerciale, na tha të mbyllim dyert e dyqaneve dhe t'i zhvendosim klientët në fund." Një zëdhënës i policisë konfirmoi arrestimin e një 40 vjeçari duke thënë se hetuesit "po ekzaminojnë të gjitha arsyet e mundshme".

Policia e Mançesterit mbetet e kujdesshme në lidhje me motivin e mundshëm, përmes një deklaratë të lëshuar në Twitter, por nuk përjashton mundësinë e gabimit. Shënimi thotë se sulmi ndodhi brenda Qendrës së Tregtisë Arndale, në qendër të qytetit dhe më pas vazhdoi në rrugë.

"Ne mund të konfirmojmë se 5 persona u qëlluan me thikë dhe u dërguan në spital," thuhet në shënim: "Duke pasur parasysh vendin e aksidentit dhe natyrën e tij, specialistët e antiterrorizmit nga Policia Veri Perëndimore, tani po udhëheqin hetimin për të përcaktuar rrethanat". Policia rithekson se "një burrë në të 40-tat u arrestua në vendin e ngjarjes për sulmin e dyshuar " dhe se ai është "në arrest" për momentin.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai ishte "tronditur" nga incidenti dhe shprehu solidaritetin me të plagosurit, ndërsa vlerësoi policinë dhe shërbimet e urgjencës për reagimin në kohën e duhur.

E njëjta gjë u bë nga autoritetet komunale të Mançesterit dhe ministri në hije i Punëve të Brendshme, Diane Abbott. 

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco