Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Shembja e urës shkakton viktima, i zë poshtë makinat…

VIDEO/ Shembja e urës shkakton viktima, i zë poshtë makinat…

08:54, 11/10/2019
A+ Aa A-

Tre njerëz u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga shembja e një ure në provincën Jiangsu lindore të Kinës. Siç shihet edhe në video, ndërkohë që makinat kalojnë poshtë saj, një pjesë e urës shkëputet duke i zënë ato poshtë.

Ura, në një seksion autostradash në qytetin e Gusui, goditi tre makina, duke vrarë tre persona në dy prej makinave që zuri poshtë. Ndërsa automjeti i tretë që u shtyp ishte i parkuar nën urë, pa asnjë person brenda.

Ekspertët e ministrisë së Transportit të Kinës thanë se sipas hetimeve paraprake ura u rrëzua sepse mbi të ishin duke kaluar kamionë të tonazhit të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco