Kryeqyteti rekord, thith kokainë më shumë se 3 kryeqytete bashkë

Kryeqyteti rekord, thith kokainë më shumë se 3 kryeqytete bashkë

22:27, 10/10/2019

Londra, kryeqyteti i Anglisë, njihet tashmë botërisht për përdorimin masiv të substancave narkotike nga të rinjtë.

Një detaj interesant ka dalë nga mediat britanike ku flasin se konsumohet kokainë më shumë sesa konsumohet bashkërisht në Amsterdam, Berlin e Barcelonë.

Në Londër, çdo 24 orë thithen 500.000 doza kokainë, dyfishi i çdo qyteti tjetër të madh europian dhe ku vlera në rrugë e kësaj sasie kap 3 milionë euro.

Studimi i kryer nga King College London University, testoi ujërat e zeza të Londrës për benzoilecgoninë, përbërësi kimik që trupi e shkarkon pasi ka marrë kokainë.

Rezultatet e studimit, treguan se londinezët konsumonin 23 kg kokainë në ditë.

Në Barcelona 12.7, në Amsterdam dhe Berlin nga 4.6.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco