Netanyahu dënon pushtimin turk në zonat kurde në Siri, ofron ndihma humanitare

Netanyahu dënon pushtimin turk në zonat kurde në Siri, ofron ndihma humanitare

18:55, 10/10/2019

Të enjten, kryeministri Benjamin Netanyahu, denoncoi pushtimin e Turqisë, në zonat e kontrolluara nga kurdët në verilindje të Sirisë.

Ai tha se Izraeli ishte i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare për kurdët në Siri përballë një sulmi nga Turqia.

Keto kanë qenë komentet e para nga Netanyahu mbi situatën në Siri, pasi heshti për disa ditë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe lejimin e ofensivës turke të ecë përpara.

Disa zyrtarë të tjerë izraelitë kanë denuar operacionin turk dhe kërkuan mbështetje për kurdët.

“Izraeli dënon me forcë pushtimin turk në zonat kurde në Siri dhe paralajmëron kundër spastrimit etnik të kurdëve nga Turqia dhe aleatëve të saj,” tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco