VIDEO/ Çmimi Nobel për Letërsi i jepet austriakut Peter Handke

VIDEO/ Çmimi Nobel për Letërsi i jepet austriakut Peter Handke

13:15, 10/10/2019

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2019 iu dha austriakut Peter Handke. Ndërsa për vitin 2018, ky çmim iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk. Lajmi sapo u njoftua në Twitter nga “Nobel Prize”.

Shkrimtarit austriak Peter Handke, çmimi iu akordua me motivacionin “për një punë me ndikim e cila, me mjeshtëri gjuhësore, ka eksplozuar konturet dhe veçantinë e eksperiencës njerëzore.”

Shkrimtares polake Olga Tokarczuk çmimi iu akurdua me motivacionin “për një imagjinatë narrative që, me pasion enciklopedik, paraqet kapërcimin e kufijve si një formë jete”.

Këtë vit, Akademia Suedeze dha edhe Çmimin Nobel për vitin 2018, pasi vitin e kaluar dhënia e tij u pezullua pas një skandali seksual dhe konfliktit të interesit që u zbulua në radhët e anëtarëve të Akademisë.

 


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/10/2019 16:13

Si nuk i erdhi rradha këtij "kadriut" tonë? E po pra shumë shërbime i ka bërë komunizmit dhe boll i ka hongër familjarisht .

Gramoz10/10/2019 14:59

Sa keq po na vika qe nuk ja dhane shkrimkarit te bllokut enverist Molit prej Gjinokastre!

t10/10/2019 13:32

Mos ishte mpref gje edhe ismail kadavrja

Shto koment

Denonco