BE apel Turqisë: Ndërprisni menjëherë armiqësitë, po kërcënoni përparimin e arritur

BE apel Turqisë: Ndërprisni menjëherë armiqësitë, po kërcënoni përparimin e arritur

23:07, 09/10/2019

Pas ofensivës turke në pjesën veriore të Sirisë, ka ardhur edhe reagimi i Parlamentit Europian në lidhje me sulmin e njëanshëm të kryer nga Turqia.

PE e ka quajtur veprimin ushtarak të njëanshëm dhe kërcënues për përparimin e arritur deri tani në lidhje me Koalicionin Global për mposhtjen e Da’eshin, si dhe i kërkoi një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në rajon.

Postimi i plotë:

"Veprimi i njëanshëm i Turqisë kërcënon përparimin e arritur nga Koalicioni Global për të mposhtur Da'eshin, nga i cili Turqia është anëtare ... Ne i kërkojmë Turqisë të kryejë një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive ", tha Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, sot në Parlamentin Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco