VIDEO-FOTO/ Dalin pamjet e sulmit me armë në Gjermani, shikoni ...

VIDEO-FOTO/ Dalin pamjet e sulmit me armë në Gjermani, shikoni ...

16:37, 09/10/2019
A+ Aa A-

Pas një sulmi me automatik dhe granata jashtë një sinagoge në qytetin Halle të Gjermanisë, dy persona janë raportuar të vdekur.

Pasi agresori ka qëlluar disa herë me automatik, kanë mbetur të vdekur një grua dhe një burrë, si dhe shumë të plagosur.

Sipas dëshmitarëve, personat me uniformë kamuflazhi qëlluan me armë automatike dhe më pas hodhën një granatë në drejtim të varrezave hebraike.

Është bërë publike videoja e sulmit në të cilën shihet një person që qëllon me automatik.

Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i krimit, por është kapur nga forcat e policisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është bërë e qartë nëse ka më shumë se një sulmues. 

Më poshtë janë fotot dhe video e raportuar nga Dailymail.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco