Shpallen fituesit e çmimit Nobel në kimi për vitin 2019

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në kimi për vitin 2019

15:05, 09/10/2019

Amerikani John Goodenough, britaniku Stanley Whittingham dhe japonezi Akira Yoshino, fituan çmimin Nobel 2019 në Kimi, për kontributin e tyre në zhvillimin e baterive litium-jonike, sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkenave në Stockholm. Goran Hansson,  sekretari i përgjithshëm i Akademisë, tha se çmimi ka të bëjë me një “botë të karikueshme”.

“Bateritë litium jonike kanë revolucionarizuar jetët tona dhe përdoren në çdo aparat, si telefonat, laptopët dhe makinat elektrike.  Nëpërmjet punës së tyre, fituesit e çmimit Nobel në Kimi këtë vit kanë krijuar një shoqeri ‘wireless’ që nuk përdor lëndë djegëse fosile”,  shkroi Akademia në Twitter.

Britaniku Wittingham zhvilloi i pari baterinë funksionale me litium në vitet 70’, ndërsa Goodenough e dyfishoi kapacitetin e baterisë në dekadën e ardhshme. Akira Yoshino hoqi më vonë litiumin e pastër nga bateria, duke e bërë më të sigurt në përdorim. Ai prodhoi baterinë e parë litium-jonike të përshtatshme për konsumatorët në vitin 1985, shkruan Scan.

Zhvillimi i tyre ishte gjithashtu thelbësor në zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile, ndërkohë që bateritë mundësuan ruajtjen e energjisë diellore, të erës dhe burimeve të tjera të rinovueshme. Goodenough, lindur në vitin 1922 në Gjermani, u bë fituesi më i vjetër i çmimit Nobel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco