VIDEO/ E lidhin dhe e tërheqin zvarrë kreun e komunës se nuk mbajti premtimet

VIDEO/ E lidhin dhe e tërheqin zvarrë kreun e komunës se nuk mbajti premtimet

14:37, 09/10/2019

Të paktën 11 njerëz janë arrestuar në Meksikë pasi morën kryetarin e komunës së tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionçinë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë.

Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha.

Kjo është hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge në zonë. Escandon tha se do të ngrejë akuza për rrëmbim dhe tentativë vrasje.

Videoja e filmuar nga kalimtarët jashtë zyrës së kryetarit të komunës tregon një grup burrash duke e tërhequr nga ndërtesa dhe duke e lidhur në pjesën e pasme të automjetit e më pas tërhiqet zvarrë.



 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco