Përpasje në Twitter mes presidentit amerikan Donald Trump dhe rivales së tij në garë, ish sekretares ë Shtetit Hillary Clinton, pas publikimit të disa lajmeve se, kjo e fundit do të garonte në presidencialet e 2020-ës.
Të dy u përballën gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, ndërsa debatet vijojnë edhe sot në rrjetet sociale, me Trumo që e quan ish zonjën e parë të “lodhur”, ndërsa kjo e fundit i quan disa përkrahës të Trump “të mjerë”.
“Mendoj se hajdutja Hillary Clinton duhet të futet në garë dhe të përpiqet që të vjedhë nga super e majta Elisabeth Warren. Vetëm me një kusht. Hajdutja duhet të shpjegojë të gjitha krimet dhe veprat e saj të rënda duke përfshirë si dhe pse fshiu 33 mijë e-maile pasi iu dërgua fletëthirrja "C"”, shkruan Trump, ndërsa Clinton që i përgjigjet:“Mos më tundo. Bëj punën tënde”.
© SYRI.net
Kur bahet fjale per hajdutllek, fjalet e tjera nuk kane peshe ma.
Crooked nuk do te thote hajdute por “ e pandershme” nje person jo te drejte .... qe nuk merr nje rruge te drejte per te arritur rezultate