VIDEO/ Një ditë pas aksidentit, ish presidenti i SHBA-ve nis punën në ndërtim

VIDEO/ Një ditë pas aksidentit, ish presidenti i SHBA-ve nis punën në ndërtim

18:18, 08/10/2019
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, i është kthyer punës ditën e djeshme, duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë në Tenesi.

Nisja e punës për ish shefin e Shtëpisë së Bardhë vjen vetëm një ditë pasi u rrëzua në shtëpi duke u dëmtuar në fytyrë.

Presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015, u pa të punonte me trapan dhe duke ngulur gozhdë, duke mos treguar asnjë shenjë lodhjeje apo problemesh nga aksidenti i një dite më parë.

Carter refuzoi të qëndronte mbyllur duke u shprehur për mediat amerikane: “Kisha një prioritet kryesor, ndërtimin e shtëpive”.

Carter është Presidenti i 36 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer në periudhën 20 janar 1971 – 20 janar 1981. Ai është diagnostikuar me probleme në mëlçi dhe tru, por pas gjashtë muajve betejë me rreze he imunoterapi arriti të mposhte kancerin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco