Vizaton fytyrat e viktimave të tij, vrasësi më i tmerrshëm në historinë e SHBA, tregon si vrau 93 persona

Vizaton fytyrat e viktimave të tij, vrasësi më i tmerrshëm në historinë e SHBA, tregon si vrau 93 persona

08:58, 08/10/2019

Një vrasës i dënuar që ka rrëfyer për vrasjen e 93 personave është lidhur zyrtarisht me të paktën 50 prej këtyre vdekjeve – duke e bërë atë vrasësin serial më të tmerrshëm në historinë e ShBA-së.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Samuel Little, 79 vjeç, i cili ka rrëfyer për 93 vrasje – kryesisht gra – në të gjithë Shtetet e Bashkuara midis viteve 1970 dhe 2005.

Edhe pse FBI ka konfirmuar vetëm përfshirjen e tij në 50 nga vrasjet, hetuesit besojnë se të gjitha rrëfimet e Little janë të besueshme.

FBI publikoi të dielën disa nga rrëfimet e ftohta të tij, ndërsa ai kujtoi detaje të disa prej viktimave të paidentifikuara.

Hetuesit publikuan gjithashtu skica të vizatuara nga Little, të njerëzve që ai pretendon se i ka vrarë.

Rrëfimet e përgjuara të Little u bënë nga burgu ku ai po vuan dënimin me burg të përjetshëm që nga viti 2014 pasi ishte dënuar për tre nga vrasjet.

FBI ka krijuar një faqe në internet – “Rrëfimet e një Vrasësi” – duke treguar kujtimet e tij në videot e vrasjeve të paidentifikuara, si dhe skicat, pasi ata përpiqen të identifikojnë viktimat e mbetura që ai pretendon se ka vrarë.

Tridhjetë skica tani janë të përfshira në faqen e internetit të FBI, krahas detajeve të vogla ka dhënë hetuesit për secilën viktimë.

Në një nga rrëfimet në video, Little qetë e përshkroi vrasjen e një gruaje me ngjyrë në Neë Orleans në vitin 1982, të cilën ai kujtoi se ishte takuar në një festë ditëlindjeje.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco