Ndërron jetë foshnja 3-javëshe, u plagosën me thikë brenda shtëpisë bashkë me të ëmën

Ndërron jetë foshnja 3-javëshe, u plagosën me thikë brenda shtëpisë bashkë me të ëmën

21:01, 07/10/2019

Pak ditë pasi u plagos me thikë brenda shtëpisë ku ndodhej bashkë me nënën e tij 21-vjeçare, foshnja 3 javëshe ka ndërruar jetë.

Gruaja vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve, pasi mori plagë të rënda.

Të mërkurën, foshnja Tot dhe nëna e tij mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë, brenda shtëpisë së tyre në Wallsend, Newcastle.

I arrestuari është Denis Erdinch Beytula, 27 vjeç, nga Wallsend. Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Veriore Tyneside të enjten e kaluar, ku u mbajt në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës, në Newcastle, por ende nuk është vendosur data.

Kryeinspektori, Dave Cole, nga Policia e Northumbrias, tha: “Kjo është një kohë e vështirë për familjen e foshnjës. Oficerët dhe specialistët vazhdojnë t’u ofrojnë atyre mbështetje dhe unë e di se komuniteti në Wallsend është gjithashtu në anën e tyre. Është e pamundur të imagjinohet se çfarë po kalojnë dhe unë do t’i kërkoja publikut që të vazhdojë të respektojë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë. Lidhur me ngjarjen një njeri është akuzuar dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shërbimin e Prokurorisë.”

Mbi 27-vjeçarin Denis Erdinch Beytula rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco