Trump ultimatum Turqisë: Nëse 'kaloni kufijtë', do ta shkatërroj plotësisht ekonominë turke

Trump ultimatum Turqisë: Nëse 'kaloni kufijtë', do ta shkatërroj plotësisht ekonominë turke

17:49, 07/10/2019
A+ Aa A-

Situata konfliktuale mes SHBA-së dhe Turqisë nuk po gjen zgjidhje. Presidenti trump ka kërcënuar seriozisht Turqinë, duke i dhënë ultimatum se, nëse Turqia bën ndonjë gjë që ai e konsideron si jashtë kufijve, ai do ta shkatërroj plotësisht ekonominë turke. 

Kjo situatë vjenë në një moment seriozë për sa i përket luftëtarëve dhe familjeve të kapura të ISIS, ku SHBA i kërkon Turqisë dhe Europës, të japin më shumë fonde për ti vëzhguar këta luftëtarë dhe këto familje, si dhe të mbrojnë territorin e tyre.

Postimi i plotë:

Siç kam deklaruar me forcë më parë dhe thjesht për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, e konsideroj si jashtë kufijve, unë do të shkatërroj plotësisht Ekonominë e Turqisë (e kam bërë edhe më parë!). Ata së bashku me Evropën dhe të tjerët, duhet të vëzhgojnë luftëtarët dhe familjet e kapura të ISIS. SHBA ka bërë shumë më tepër nga ç'do të mund të priste ndonjëherë, përfshirë kapjen e 100% të Kalifatit të ISIS. Tani është koha që të tjerët në rajon, me disa nga pasurit e tyre të mëdha, të mbrojnë territorin e tyre. SHBA është e madhe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco