Si sot 150 vjet më parë lindi Mahatma Gandhi

Si sot 150 vjet më parë lindi Mahatma Gandhi

11:32, 02/10/2019
A+ Aa A-

Mahatma Gandhi, njohur në Indi si "babai i kombit", lindi 150 vjet më parë si sot, më 2 tetor 1869. Ditëlindja e tij është një festë e madhe kombëtare e quajtur Gandhi Jayanti, dhe shënohet me një lutje për paqe, ceremoni dhe ngjarje festive në të gjithë vendin.

Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë shpallur 2 tetorin si Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës për të nderuar mesazhin e Gandhi-t.

Gandhi lindi Mohandas Karamchand Gandhi - ai nuk nderohej me titullin Mahatma, i cili përkthehet në "Shpirti i Madh", deri në vitin 1914. Ai ishte një avokat, politikan, aktivist shoqëror dhe shkrimtar.

Ai u bë udhëheqësi i lëvizjes nacionaliste kundër sundimit britanik të Indisë përmes qasjes së tij jo të dhunshme. Pastaj, menjëherë pasi India fitoi pavarësinë, Gandhi u vra në 30 Janar 1948.

Gandhi frymëzoi mendimin e shumë udhëheqësve botërorë , përfshirë Martin Luther King Jr., Nelson Mandella dhe ish-Presidentin Barack Obama për metodat e tij paqësore të protestës.

Këtë vit, qeveria indiane do të përkujtojë përvjetorin e 150 të lindjes së Gandhi në "nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar për të përhapur mesazhin e tij", sipas Ministrisë së Kulturës së Indisë. F.H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco